Facebook është një nga rrjetet sociale më të përhapura në botë dhe në vendin tonë mban vendin e parë përsa i përket përdoruesve.
Ai është bërë si një CV për njerëzit, aty ju mund të krijoni faqe dhe grupe, të bëni biznes etj. Ju gjithashtu mund të transmetoni direkt në Facebook, nëpërmjet opsionit video live. Por mund të keni edhe disa gjëra që nuk i dini rreth tij si p.sh se si mund të shisni gjërat tuaja në Facebook.
Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Frymëzuesit e vërtetë të Facebook kanë një arsenal të plotë të mjeteve në dispozicion të tyre, duke u mundësuar atyre që të kontrollojnë llogaritë e personave të tyre të dashur, të cilët kanë ndërruar jetë, të monitorojnë sigurinë e tyre dhe të dërgojnë fotografi të mëdha me një klikim të butonit.
Por, cilat janë këto funksione sekrete të Facebook-ut?
Gjeni se ku jeni regjistruar. Ju mund t’a hapni Facebook-un nga kompjuteri ose nga telefoni. Shumica prej jush e mbani Facebook-un hapur gjatë gjithë ditës duke kaluar sa në një pajisje në një tjetër. Por, shpesh harroni nëse jeni ç’aktivizuar nga pajisjet ku keni hapur llogarinë tuaj. Për fat të mirë, ju mund t’a kontrolloni këtë. Facebook ju lejon të shihni të gjitha vendet ku keni hyrë. Më mirë akoma, mund të shihni nëse dikush ka hyrë në llogarinë tuaj, duke pretenduar se jeni ju.
Ky funksion i fuqishëm është jashtëzakonisht i lehtë për t’u gjetur. Shkoni te Settings- Security, ku jeni i regjistruar, dhe do të gjeni një listë të pajisjeve që aktualisht po hyjnë në llogarinë tuaj në Facebook. Funksioni gjithashtu tregon të dhënat e identifikimit, si p.sh. kur dhe ku keni hyrë më parë, dhe llojin e pajisjes që keni përdorur. Mbani në mend se telefonat celularë ndonjëherë tregojnë vende të çuditshme.
Kontrollo dosjen e “Kërkesave të Mesazheve”
Një prej karakteristikave më të çuditshme të Facebook është “Kërkesa e Mesazheve”. Nëse dikush u shkruan, por ju nuk e keni bërë shok në Facebook, mesazhi i tij do të dërgohet në dosjen e “Kërkesave të Mesazheve”. Shumë përdorues të Facebook nuk kanë asnjë ide se kjo dosje ekziston, prandaj mesazhet mund të rrinë aty për muaj apo vite me radhë. Për të kontrolluar këtë dosje sekrete, shkoni te Messenger – Cilësimet -Kërkesat e Mesazheve dhe më pas shiko Kërkesat e Filtruara. Aty do të zbuloni mesazhe që Facebook i ka fshehur për ju.
Dërgo skedarët duke përdorur mesazhin
Jo shumë kohë më parë, Messenger ishte vetëm një alternativë e çuditshme për email. Por, Facebook e ka ngritur këtë shërbim, duke ju dhënë mundësinë për të bërë telefonata, për të dërguar video, për të folur me kamer, për të dërguar para dhe për gjëra të tjera. Një veçori e tij është edhe aftësia për të dërguar dokumente. Deri tani, ju ndoshta e dini që mund të dërgoni dokumente në word, pdf, foto, dhe madje edhe video të shkurtër nga Messenger. Por shumë pak përdorues janë të vetëdijshëm se gjithashtu mund të përdorni Dropbox për të dërguar skedarë. Nuk lidhet më vetëm me email, Dropbox është bashkuar me Facebook për të bërë shkëmbimin e skedarëve edhe më të lehtë. Që kjo të funksionojë, duhet të shkarkoni aplikacionet Dropbox në Messenger në pajisjen tuaj mobile.
Ja se si funksionon:
Hapni aplikacionin Messenger. Zgjidhni personin që dëshironi t’i dërgoni skedarët. Kliko butonin ‘Më shumë’, më pas prekni ‘Open’ pranë listës Dropbox. Zgjidhni skedarin që dëshironi të dërgoni. Dropbox do të krijojë një lidhje për skedarin dhe ta shkarkojë atë. Nëse skedari është i gjatë, duhet të prisni që shkarkimi të përfundojë para se të dërgoni. Sapo skedari të shkarkohet dhe të jetë i gatshëm për t’u dërguar, kthehuni te aplikacioni Messenger. Kliko mbi opsionin ‘Send’ për skedarin. Kjo është për të konfirmuar se vërtet doni ta dërgoni atë.
Vendosni një ‘trashëgimtar’
Ju mund të jeni të njohur me këtë skenar. Një mik ose një i dashuri juaj, i cili nuk jeton. Të gjithë janë të trishtuar për humbjen. Pastaj ti e kupton se i vdekuri ende ka një llogari aktive në Facebook dhe nuk ka asnjë mënyrë për të hyrë në të. Kjo mund të jetë tepër shqetësuese për ata që janë të lënduar nga ikja e tij. Kjo është arsyeja pse Facebook krijoi një “trashëgimtar”, dikush që do të marrë përsipër një llogari, pasi pronari i tij ka ndërruar jetë. ‘Trashëgimtari’ mund të ruajë të gjitha materialet, kontaktet e lajmit që personi nuk është më gjallë dhe të parandalojë kërkesat e miqve automatikisht. Për ta vendosur këtë, shkoni te Settingst- Account Settings – Security – Legacy Contact.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...