Samsung ka zbuluar zyrtarisht telefonin e ri që mund të përthyhet, Galaxy Z Fold 2, me një ekran më të madh se 7.6 inç dhe me një çmim prej 1,799 paundësh. Galaxy Z Fold 2, i zbuluar në një event virtual dje, është telefoni i tretë i palosshëm i kompanisë koreane dhe një verson i ri i origjinalit Galaxy Fold, i nxjerrë në treg vitin e kaluar.
Kur shpaloset, ekrani i telefonit është më i madh dhe më katror në formë se paraardhësi i tij dhe ofron një përvojë më kinematike dhe gjithëpërfshirëse. Pajisja, e cila suporton rrjetin 5G, gjithashtu vjen me një ekran Infinity-O, i cili mbulon të gjithë telefonin dhe përmban një kamer të vogël.
Telefoni del në shitje më 18 shtator, ndërsa porositë paraprake filluan nga dje në faqen e internetit të Samsung. Sipas Samsung, Galaxy Z Fold 2 i ri është ridizajnuar bazuar në reagimet e konsumatorëve dhe sjelljet e përdoruesve të smartphone-ëve.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...