Modeli më i fundit dhe më pak i kushtueshëm në linjën mbresëlënëse të SUV-ve elektrik është Kia EV9 Air.
Air vjen me ekrane të dyfishta, Apple CarPlay, dhe Android Auto me valë, një kamerë 360 gradë, ulëse me ngrohje, dhe teknologji autonome të drejtimit e cila i mundëson Kia-s të drejtohet brenda një korsie për periudha të kufizuara kohore.
Në vend të konfigurimit me dy motorë, modeli i ri ka një motor të vetëm të montuar prapa, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kjo e zvogëlon fuqinë e përgjithshme nga 378 kuaj në 200 kuaj fuqi. Në anën pozitive, mungesa e motorit të përparmë nënkupton hapësirë më e madhe.
Modeli i ri vjen me baterinë 99.8 kWh, me shpejtësi karikimi prej 210 kW. Pra një karikim prej 10-80 për qind zgjat jo më shumë se 24 minuta.
EV9 nuk përfshin vetëm një teknologji më moderne, por edhe udhëtim më të mirë, kabinë më të gjerë, dhe më inteligjente.
Këto veçori thuhet se do të justifikojnë çmimin e lartë të saj.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...