Rreth 206 miliarderë mendohet të jenë përfshirë në listën e famshme të revistës Forbes, e cila çdo vit publikon klasifikime të ndryshme në lidhje me më të pasurit e planetit.
Për vitin 2018, ka pasur një shtesë prej 23 miliardë që janë bërë pjesë e listës me një vlerë totale prej 1.3 trilion dollarësh. 58% e tyre kanë pasuri më të mëdha se një vit më parë dhe vetëm 13% kanë pësuar rënie në pasurinë e tyre, shkruan PCWorld Albanian.
Vendet me numrin më të madh të të pasurve të botës së teknologjisë janë SHBA dhe Kina me respektivisht 38% dhe 26%. Shumica e miliarderëve të Amerikës jetojnë në Kaliforni.
Vlen për tu përmendur fakti që vetëm 15 nga 206 miliarderë i përkasin gjinisë femërore. Gjithashtu, 96% e numrit total e kanë krijuar vetë pasurinë e tyre pa asnjë lloj trashëgimie.
Personi më i pasur që kryeson listën e miliarderëve të 2018 është themeluesi dhe aksioneri i Amazon, Jeff Bezos me një pasuri me vlerë 112 bilion dollarë. Ai zotëron 16% të aksioneve të Amazon, kompaninë hapësinore Blue Origin si edhe gazetën Washington Post.
Bezos ka lënë në vend të dytë një nga njerëzit më të pasur të 24 viteve të fundit, Bill Gates me një pasuri prej 90 bilion dollarësh duke mos përfshirë këtu 31 bilion dollarë pasuri të dedikuar për Fondacionin e Filantropisë Bill & Melinda Gates.
Mark Zuckerberg renditet në vend të tretë në listë me një pasuri prej 71 bilion dollarësh.
Risitë e këtij viti janë edhe renditja në listë e dy miliarderëve Rusë, Andrey Andreev që është krijuesi i Badoo, platforma më e përdorur për njohjet online si edhe Pavel Durov i cili cilësohet si Zuckerbergu i Rusisë pasi ka krijuar rrjetin social më të përdorur në Rusi VKontakte si edhe Telegram Messenger.
Për krijimin e kësaj liste Forbes ka analizuar çmimet e bursës dhe gjithashtu kursin e këmbimit të 9 Shkurtit 2018.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?