Kompania Lexus në panairin e automobilave në Shangai prezantoi edicionin e ridizajnuar të modelit NX, të cilin e karakterizojnë detaje të reja të karrocerisë, enterieri i avancuar dhe menaxhim më i mirë.
Së bashku me NX në opsion tash do të ofrohen edhe dritat e përparme me teknologjinë, të cilën Lexus e përdorë te modeli LC.
Avancimi bazik në kabinën e udhëtarëve ka të bëjë me sistemin e ri multimedial 10,3 inç, i cili ka zëvendësuar ekranin e deritanishëm prej 7 inç, ndërsa e rëndësishme është dhe ergonomia e avancuar e kontrollit të pllakës HVAC përmes së cilës bëhet ngrohja dhe ftohja e hapësirës së udhëtarëve.
Po ashtu, është përmirësuar edhe izolimi i zërit.
Modeli i deritanishëm NX 200t tash bart shenjën NX 300, ndërsa edhe më tej do të qarkullojë me motorin 2.0 litra turbo-benzinë, me katër cilindra.
Versioni hibrid 300h edhe më tej do të lëvizë me kombinimin e motorit 2,5 litra benzinë me katër cilindra dhe dy elektromotorë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...