Google ADS

Njeriu që themeloi Whats app- in largohet nga Facebook

09:56 | 3 Maj 2018
A. B.

“Ka ardhur koha për ndryshime”, shkroi Jan Koum, bashkëthemeluesi i WhatsAppit, në një postim në rrjetin social.

WhatsAppin e bleu Facebooku në vitin 2014 për rreth 19 miliardë dollarë dhe Koum mbeti pjesë e Facebookut, ndërsa bashkëthemeluesi tjetër, Brian Acton u largua vitin e kaluar.

Koum shkroi se do të marrë tani një pushim për të bërë gjëra tjera.

Sipas medieve në SHBA, përcjell Telegrafi, në vendimin e Koumit për t’u larguar nga Facebooku e në heqjen dorë nga funksioni drejtues mund të ketë kontribuar një grindje për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve.

Në një përgjigje ndaj deklaratës së Koumit, shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg shkroi se do t’i mungojë bashkëpunimi me të.

Jam mirënjohës për të gjitha ato që më mësove, midis tyre atë për kodimin dhe për aftësinë e kodimit për t’ua marrë pushtetin sistemeve të centralizuara dhe për ta kaluar atë në duart e njerëzve”, tha Zuckerberg.

Tërheqjen e Koumit, vëzhguesit e vlerësojnë si hap të pazakontë.

Deri tani grupi drejtues i Facebookut i pati qëndruar besnik ndërmarrjes në skandalin më të fundit të të dhënave me Cambridge Analytica.

Në të gjithë botën, WhatsAppin e përdorin 1.2 miliardë vetë, /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme