A e dini se Google Maps ka një opsion që ju lejon të “udhëtoni në kohë”?
Është një veçori që nuk është shumë e lehtë për t’u gjetur në shikim të parë, por ky truk mund t’ju lejojë lehtësisht të shihni se si dukej dikur rruga juaj.
Gjithçka bëhet përmes segmentit Street View, të cilin Google e ka lëshuar shumë kohë më parë në mënyrë që të shikoni një rrugë në një mjedis “real”.
Pamjet e rrugëve janë përditësuar, por kjo nuk do të thotë që të vjetrat janë fshirë.
Ky është pikërisht fakti nga i cili mund të përfitoni, dhe është mjaft e lehtë:
1. Hapni Google Maps
2. Zgjidhni vendndodhjen ose adresën që dëshironi
3. Aktivizoni Street View duke zvarritur ‘vogëlushin’ e verdhë nga këndi i poshtëm djathtas
4. Në pjesën e sipërme të majtë, nën zonën e kërkimit, do të shihni “See more dates” (shiko më shumë të dhëna”.
5. Zgjidhni këtë dhe do të shihni të gjitha pamjet e mëparshme të vendeve. /Telegrafi/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...