Një stuhi gjeomagnetike e nivelit G3 pritet të godasë Evropën dhe SHBA-në dhe se pas stuhisë do të shihet Aurora Borealis.
Sipas lajmit të “space.com”, Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor (SWPC) e Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) ka bërë paralajmërim për një stuhi gjeomagnetike.
SWPC njoftoi se ekziston mundësia e vëzhgimit të Aurora Borealisit në gjerësinë e mesme të Tokës, në Evropë dhe SHBA, pas stuhisë gjeomagnetike që parashikohet të ndodhë gjatë ditës. NOAA vuri në dukje se stuhia gjeomagnetike, e cila do të fillojë në nivelin G3 në një shkallë 5-nivelëshe, mund të vazhdojë deri më 1 gusht.
Disa javë më parë më parë dielli lëshoi valën më të madhe të flakës së zjarrtë në afro një dekadë, vetëm pak ditë pasi stuhitë e forta diellore goditën Tokën duke krijuar fenomenin që njihet si “Aurora Borealis” ose dritat veriore, të pazakonta në shumë pjesë të botës. Vala e flakës diellore shkaktohet nga një shpërthim intensiv rrezatimi që vjen nga çlirimi i energjisë magnetike që lidhet me ato që njihen si njolla në sipërfaqen diellore.
Ky është shpërthimi më i madh i këtij cikli 11-vjeçar të diellit. Lajmi i mirë është se kësaj here planeti ynë është jashtë trajektores së valës magnetike, sepse shpërthimi ndodhi në një pjesë të sipërfaqes së diellit në drejtim të kundërt të Tokës. Ndërkaq, së fundmi është bërë gjithashtu e ditur se Toka mund të goditet nga një stuhi tjetër e fuqishme diellore këtë javë, që parashikohet të shkaktojë ndërprerje të komunikimit dhe shfaqje të pabesueshme të dritës veriore./tch
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...