Google dhe Facebook thanë se janë bërë viktima të mashtrimit në vlerë prej rreth 100 milionë dollarë.
Në mars ishte publikuar se një lituanez ishte akuzuar për rastin e mashtrimit të dy kompanive të internetit me seli në SHBA, të cilat atëherë nuk ishin bërë të ditura, raporton BBC.
Të dyja kompanitë pohojnë se kanë hedhur 100 milionë dollarë në një llogari bankare të një mashtruesi. Fortune më 27 prill raportoi se viktima të këtij mashtrimi janë Facebook dhe Google.
Personi që akuzohet se qëndron mbrapa këtij mashtrimi, 48-vjeçari Evaldas Rimasauskas, kishte mashtruar kompanitë në fjalë duke thënë se ka një kompani me seli në Azi. Ai dyshohet të ketë mashtruar kompanitë prej vitit 2013 deri 2015.
“E-mailat e rremë u janë dërguar punonjësve dhe agjentëve të kompanive të mashtruara, të cilat në mënyrë të rregullt kryen transaksione me kompaninë aziatike”, thuhet në kumtesën e publikuar në mars nga Ministria amerikane e Drejtësisë.
Sipas ministrisë, e-mailat kishin ardhur nga gjoja punonjës të kompanisë me seli në Azi. Këta e-mail ishin dizajnuar të dukeshin sikur po vinin nga kompania.
Ministria akuzoi Rimasauskas për fatura të rreme, marrëveshje dhe letra, të cilat dukeshin të rreme dhe të cilat dukeshin sikur t’i kishin përgatitur dhe nënshkruar edhe agjentët e kompanive të mashtruara.
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...