E vendosur në qendër të kritikave nga aktivistët, kompania Mattel është tërhequr nga ideja e prodhimit dhe hedhjes në treg të një “kujdestareje fëmijësh” inteligjent.
Bëhet fjalë për një pajisje hi-tech e aftë të dallojë gjendjen e fëmijës dhe të reagojë sipas situatave të përshtatshme.
Kështu, nëse foshnja qan, atëherë pajisja e quajtur “Aristotle” e porositur nga Mattel do të këndonte ninulla për ta rivënë në gjumë.
Projekti është bërë publik që në muajin janar, por kritikat dhe fushata e aktivistëve detyruan kompaninë që të anulonte disa herë hedhjen e saj në treg deri në vendimin e marrë së fundmi për të hequr krejtësisht dorë nga ky projekt.
“Aristotle është dizenjuar me një qëllim dhe mision specifik për të ndihmuar prindërit me teknologjinë më të avancuar, që ata ta kenë më të lehtë për të mbrojtur dhe zhvilluar fëmijën e tyre”, deklaronte Mattle disa muaj më parë.
Megjithatë, aktivistët këmbëngulën dhe në fushatën e tyre e cilësonin joetike përdorimin e inteligjencës artificiale për të rritur fëmijët, qoftë edhe për pak kohë.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë