Sipas disa raporteve, Amazon po planifikon që ta rifilloi reklamimin shumëmilionësh në Twitter.
Ky veprim do të bëjë që Amazon të shpenzojë rreth 94.9 milionë euro (81.3 milionë funte) në vit në platformën tani në pronësi të Elon Musk, kjo sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar një postim në Twitter nga blogu i teknologjisë Platformer.
Në cicërimën e bërë nga një reporter i Platformer, thuhet se rikthimi i kompanisë është në pritje të disa “ndryshimeve të sigurisë” në platformën e reklamimit të Twitter, raporton Sky News, transmeton Telegrafi.
Sipas një raporti të Bloomberg, drejtori ekzekutiv i Twitter, Elon Musk ka thënë se Apple Inc gjithashtu ka rifilluar reklamimin e saj në mënyrë të plotë.
Ndërsa deri më tani, asnjëra nga Amazon dhe Apple nuk kanë dhënë përgjigje mbi këto raporte.
Apple ishte reklamuesi më i madh në Twitter në tremujorin e parë të këtij viti – periudhe kjo kur ata kishin shpenzuar 45.4 milionë euro (40 milionë funte) në reklamimin brenda rrjetit social, por këto shpenzime u pakësuan.
Por u duk se ishte vet Elon Musk i cili me anë të një postimi në Twitter konfirmoi lajmin se Apple dhe Amazon ishin kthyer në reklamat në Twitter.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...