Në botën e superveturave, të pakta janë ato që rrezatojnë ekskluzivitet si Lexus LFA, ikona japoneze e epokës moderne.
Edhe pse nuk fitoi menjëherë zemrat e entuziastëve të veturave pas lansimit, koha i ka dhënë Lexus LFA statusin e një perlë koleksioni, me çmime që tejkalojnë shumë vlerën e tij origjinale, transmeton Telegrafi.
Një njësi e tillë, e lyer me një të kuqe të zbehtë, është pika kryesore e ofertës për fansat dhe koleksionistët.
I prodhuar si i 107-ti në një seri të kufizuar prej vetëm 500 automjetesh, ky Lexus LFA i vitit 2012 dallohet me ngjyrën e rrallë të kuqe, e cila i shton një prekje ekskluziviteti dhe e bën atë një yll të vërtetë në rrugë.
Pamja e tij theksohet më tej nga fellnet 20 inç dhe kapakët e verdhë të frenave, të cilat duken vizualisht mbresëlënës.
Çmimi fillestar i kësaj superveture të vitit 2012 ishte 375 mijë dollarë, por me pajisje shtesë me vlerë 12,500 dollarë, çmimi përfundimtar i shitjes ishte 393,600 dollarë, duke përfshirë të gjitha shpenzimet.
Pronari i parë, i cili e bleu atë në Teksas, mori gjithashtu një komplet ekskluziv çantash, një mbulesë veture dhe shumë shtesa të tjera, duke e bërë këtë LFA një artikull të vërtetë koleksionist.
Me vetëm 431 kilometra të kaluara deri më sot, motori i tij i fuqishëm 4.8 litra V10 nuk ka treguar ende potencialin e tij të plotë të fuqisë.Brendësia e kësaj LFA është po aq mbresëlënëse, me lëkurë luksoze krem dhe tapete kafe të errët, ndërsa një etiketë e veçantë tregon se është LFA numri 107. Brendësia pothuajse e paprekur dëshmon për përdorimin e rrallë të veturës.
Vetura iu shit pronarit të ri përmes platformës së ankandit Bring A Trailer për 890 mijë dollarë.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA