Hakerët pro-palestinezë që e quajnë veten “Handala Hack” pretendojnë se kanë hakuar 740 GB të dhëna nga aplikacioni i mesazheve Viber, duke përfshirë kodin burimor – e Viber mohon shkeljen, por po heton – ndërsa përdoruesit këshillohen të ndryshojnë fjalëkalimet.
Aplikacioni i mesazheve Viber po përballet me sulm të mundshëm të të dhënave, pasi një grup i hakërreve pro-palestinez, Handala Hack, mori përgjegjësinë për sulmin në serverët e tij dhe vjedhjen e një sasie të dhënash.
Në postimin e tyre në Telegram, Handala Hack pretendon se vodhi mbi 740 GB të dhëna, duke përfshirë kodin burimor të Viber. Grupi kërkon një shpërblim prej 8 Bitcoin, ose 583 mijë dollarë, për informacionin e vjedhur.
“A e keni parë më parë panelin e menaxhimit të Viber Messenger? A mund të imagjinoni gjigantët e teknologjisë të lidhur me regjimin pushtues, çfarë informacioni të qytetarëve ruajnë”, thuhet në postimin e këtij grupi.
Siç shihet nga Hackread.com, pretendimi u shoqërua me një imazh që supozohej se tregonte një listë drejtorie.
Viber, një aplikacion mesazhesh i prezantuar në vitin 2010 dhe i blerë nga firma japoneze Rakuten në 2014 për 900 milionë dollarë, i është përgjigjur pretendimeve të hakerëve.
Kompania ka mohuar çdo provë për ndërhyrje në sistemet e saj, por ka konfirmuar se tashmë ka nisur një hetim për të verifikuar nëse ka ndodhur një shkelje e sigurisë. /Telegrafi/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...