Një arsye më shumë për të përdorur Firefox

23:08 | 8 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Tashmë avokatët e privatësisë janë të shqetësuar rreth një API të re të quajtur getInstalledRelatedapps e cila ka qenë në zhvillim që prej 2015-ës dhe i disponueshëm për të eksperimentuar që prej Chrome 59 në 2017.

Shfletuesi Chrome i Google është vënë nën kritika të shumta së fundmi sidomos pasi zbuloi planet për Manifest V3 ku disa bllokues reklamash ndaluan së funksionuari.

Tashmë avokatët e privatësisë janë të shqetësuar rreth një API të re të quajtur getInstalledRelatedapps e cila ka qenë në zhvillim që prej 2015-ës dhe i disponueshëm për të eksperimentuar që prej Chrome 59 në vitin 2017.

Përshkruar në GitHub, me këtë API zhvilluesit mund të përcaktojnë nëse aplikacionet e tyre janë instaluar në pajisjen tuaj.

Prej saj natyrisht ka përfitime për njerëzit të cilët kanë aplikacione ueb dhe në desktop nga i njëjti zhvillues duke parandaluar pasoja acaruese si marrja e të njëjtit njoftim dy herë.

Po cili është problemi?

Sipas sajtit The Register, kjo API nuk sjell përfitime më shumë për përdoruesit sesa publikuesit e aplikacioneve.

Në fakt nëse nuk menaxhohet si duhet mund të përfundojë si një kërcënim serioz për sigurinë dhe privatësinë e përdoruesve.

Kjo sepse me këtë API zhvilluesit mund të shohin çfarë aplikacionesh keni të instaluar në pajisjen tuaj.

Në të njëjtën kohë mund të ndikojnë në sigurinë tuaj sepse hakerët mund të realizojnë sulme duke shënjestruar aplikacionet që keni të instaluar.

Google do të vazhdojë të mbështesë këtë API edhe në të ardhmen sipas një qëndrimi të vetë kompanisë.

Por nga ana tjetër motori i kërkimit i di pasojat e këtij veprimi.

Zakonisht siguria dhe privatësia kalojnë në plan të dytë dhe prioritet i është dhënë funksionalitetit.

Nga ana tjetër kompanitë si Firefox kanë filluar të ofrojnë shërbime të cilat respektojnë privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve të zhgënjyer nga Google dhe Facebook.

Aktualisht Firefox është shfletuesi për ata që ndihen të shqetësuar dhe ka pasur shumë përdorues të Chrome të cilët e kanë hedhur këtë hap.

Në të njëjtën kohë shfletues si Brave po fitojnë reputacion e mbase edhe për ju ka ardhur momenti të provoni diçka të re. /PCWorld Albanian/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme