Google ADS

Nissan ndal prodhimin në Japoni pas tërmetit

15:12 | 22 Nëntor 2016
Arbresh Info

Nissan ka thënë se ka ndalur punën në fabrikën e saj të makinave në Fukushima të paktën derisa paralajmërimi për cunami të hiqet pasi një termet i fuqishëm goditi pjesën veriore të Japonisë.

Një zëdhënës i kompanisë ka thënë se nuk ka pasur të lënduar ose dëme në fabrikë, e cila ishte dëmtuar keq në vitin 2011 pasi vendi u godit nga një termet dhe cunami i fuqishëm në muajin mars, shkruan portali arbresh.info.

Ndryshe nga Nissan, të gjitha fabrikat e Toyotas në verilindje të Japonisë janë duke funksionuar si zakonisht./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme