Prodhuesi japonez i makinave Nissan dhe kompania franceze EDF Group kanë rënë dakord të ndihmojnë në përshpejtimin e shpërndarjes të mobilitetit elektrik, veçanërisht përmes karikimit inteligjent të automjeteve elektrike në Britani, Francë, Belgjikë dhe Itali, njoftoi EDF.
Marrëveshja e bashkëpunimit të kompanive përqendrohet kryesisht në zhvillimin e zgjidhjeve efikase dhe me kosto efektive për karikimin e zgjuar, duke bashkuar teknologjitë e zhvilluara dhe të zotëruara nga të dyja kompanitë, tha EDF.
Si pjesë e marrëveshjes, Nissan do të jetë përgjegjës për shitjen e automjeteve elektrike kompatibile me teknologjinë V2G, kurse EDF Group do të mbikëqyrë zgjidhjet për mënyrat e karikimit V2G dhe shërbimet relevante.
Automjeti nën sistemin V2G do të konsiderohet jo vetëm një mjet transporti, por do të shërbejë si një termocentral i lëvizshëm që gjeneron energji elektrike në rrjetin e energjisë kur është e nevojshme.
Konsumatori mund ta shesë energjinë e ruajtur në automjetin elektrik në rrjet, duke gjeneruar të ardhura shtesë për të kompensuar kostot e pronësisë së automjetit, tha EDF./AA
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...