Google ADS

Nisin shpërthimet edhe te telefonat nga Apple (Foto)

14:39 | 27 Tetor 2016
Arbresh Info

Me dështimin e fabletës Galaxy Note 7 nga kompania Samsung, Apple është pritur të shijojë një rritje në shtije tek dy telefonat e mençur të lansuar së fundmi, por raportet që edhe telefonat e kompanisë amerikane po shpërthejnë kanë filluar gjithashtu të rriten.

Bazuar në një raport nga ‘MyDrivers’, pronari Jinan Liu i një iPhone 5S ka vendosur telefonin e tij për ta mbushur me bateri, por në momentin kur u kthye nga tualeti për hyrë në dhomën e tij sërish, ai u befasua pasi pa timin që po dilte nga telefoni, transmeton portali arbresh.info.

Jinan Liu hodhi me shpejtësi ujë te pajisja, por zjarri tashmë kishte shpërthyer duke i djegur edhe një pjesë të shtratit të tij.

Derisa Apple ende nuk është përgjigjur për këtë rast, kjo vërteton edhe një herë se asnjë pajisje nuk është 100 për qind e sigurt nga ndonjë shpërthim i mundshëm./arbresh.info
ruined-bed-linen iphone-5s-explodes

presumably-unhappy-former-iphone-5s-owner-jinan-liu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme