Vitin e kaluar kishte raporte sipas të cilave thuhej se Youtube ka shërbim të ri televiziv, ndërsa këto pohime dolën të sakta në shkurt të këtij viti kur kompania zyrtarisht paralajmëroi shërbimin.
Lajme të mira erdhën së fundi kur u bë e ditur se Youtube TV ka nisur shërbimin sot. Megjithatë, ky shërbim aktualisht do të jetë i qasshëm në vetëm pesë tregje dhe që të gjitha në kuadër të SHBA-ve.
Youtube natyrisht se planifikon që të zgjerojë tregun dhe në të ardhmen pritet të jetë i pranishëm edhe jashtë SHBA-ve.
Për të gjithë para paguesit e shërbimit YouTube TV janë siguruar transmetimet e ABC, CBS, FOX, NBC, ESPN, Fox Sports Networks, Comcast SportsNet dhe rrjete tjera të shumta televizive.
Në të njëjtën kohë mund të incizoni më shumë emisione dhe po ashtu mund të ndani llogarinë me gjashtë persona në të njëjtën kohë.
Çmimi i shërbimit të Youtube TV kushton 35 dollarë.
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...