Nisi edicioni i 11-të i DOKUTECh, ku pjesëmarrësit për dy ditë me radhë do të kenë mundësi të flasin për inovacionet teknologjike.
Nëpërmjet këtij organizimi, u tha se synohet fuqizimi i gjeneratës së ardhshme për ta udhëhequr Kosovën drejt inovacionit dhe përparimit.
“Inovacionet teknologjike”, ishte temë kryesore e edicionin të dytë të Doku.Tech. Pjesëmarrësit theksuan se përparimi i vërtetë në teknologji ka të bëjë me bashkimin e inovacionit edhe me ndjeshmërinë, për të zgjidhur çështje sociale të ndryshme për të krijuar një të ardhme më të mirë.
Mbështetje në fushën e teknologjisë i dhanë edhe përfaqësuesit qeveritarë.
“Investimi në rininë tonë, ngritja e kapaciteteve infrastrukturore dhe nxitja inovacionit mund ta bëjë Kosovën lider digjital në rajon dhe përtej”, ka thënë Luan Dalipi, shef i Kabinetit, Zyra e Kryeministrit.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim këto përpjekje për të frymëzuar të rinjtë që të ndjekin karriera që kontribuojnë në zhvillimin e vendit tonë, duke synuar ta bëjmë Kosovën një komb të avancuar dixhitalisht ku njerëzit mund të gëzojnë një cilësi të lartë jetese”, ka thënë Getoar Mjeku, Zëvendësministër i Ekonomisë
Kurse zv/ministrja e Jashtme, Liza Gashi, tha se ajo çfarë janë këtu nuk është thjeshtë një konferencë, por një festim i teknologjisë së kreativitetit e cila hap mundësi të shumta për gjeneratat e ardhshme./rtk/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA