Me 92 metra gjatësi dhe 45.5 metra gjerësi, ky është mjeti fluturues më i madh në planet.
Airlander 10 është një mjet hibrid që përdor aerodinamikën për t’u ngritur në qiell, ashtu si çdo avion tjetër, por pastaj qëndron në ajër me javë të tëra nëpërmjet heliumit, si çdo balonë tjetër.
Ushtria amerikane kishte shpenzuar 300 milionë dollarë për këtë mjet fluturues që mund të transportonte 10 tonë e që mund të rrinte në ajër me javë, pa asnjë njeri në bord. Por projekti u ndërpre për shkak të shkurtimeve në buxhet në vitin 2013.
Kompania që e prodhoi, Hybrid Air Vehicles (HAV), bleu sërish vetëm për 300 mijë dollarë atë që kishte shitur për 100 milionë. Pasi punoi me përmirësime, Airlander 10 u ngrit në fluturim për herë të parë më 17 Gusht, në Britani, dhe gjithçka shkoi me sukses.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...