WhatsApp prezanton kushte të reja përdorimi dhe kushdo që nuk i pranon ato do ta humbasë të drejtën e qasjes në atë platformë e njohur për ndërkomunikim, e cila është në pronësi të Facebook.
Përdoruesit e WhatsApp kanë kohë deri në muajin shkurt për të shqyrtuar ndryshimin e kushteve të përdorimit të aplikacionit, të cilin kompania dëshiron të prezantojë në fillim të vitit të ardhshëm.
Duke e prekur opcionin Agree (Pajtohem) përdoruesit e këtij aplikacioni pajtohen me kushtet e reja që hyjnë në fuqi më 8 shkurt të vitit 2021. Pas kësaj date, përdoruesit do të duhet t`i pranojnë kushtet e reja të përdorimit në mënyrë që të vazhdojnë me përdorimin e aplikacionit WhatsApp, ose thjesht mund ta fishjnë përgjithmonë llogarinë llogarinë e tyre, thuhet më tutje në revistën Bussiness Today, transmeton Lajmi.net.
Ka shumë pak gjasa që shumica e përdoruesve do të shprehin dëshirën e tyre për t`i fshirë llogaritë e tyre të përdorimit, sepse WhatsApp është ende aplikacioni më i njohur për ndërkomunikim në botë – rreth 100 miliardë mesazhe dërgohen çdo ditë përmes këtij aplikacioni.
Nuk ka asnjë reagim zyrtar nga WhatsApp në lidhje me ndryshimet e mundshme deri më tani, mirëpo ata kanë konfirmuar që përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e reja deri më 8 shkurt nuk do të jenë në gjendje ta përdorin aplikacionin pas asaj date.
WhatsApp kohët e fundit i ka përshkruar planet e saja për më shumë ndërveprime me kompanitë, domethënë, më shumë ndërveprime midis përdoruesve privatë dhe kompanive ekskluzivisht përmes aplikacionit.
Ekzistojnë gjithashtu plane për të mundësuar përdoruesit të blejnë produkte ekskluzivisht nga aplikacioni, dhe hulumtimi i kësaj kompanie tregon se përdoruesit preferojnë të kontaktojnë kompanitë për ndihmë lidhur me informacionin, dhe se ata më parë do ta blenin produktin, raporton Bussines Today. Javën e kaluar, WhatsApp prezantoi një tjetër ndryshim të madh – sfondet interaktive të ekranit, të cilat ju lejojnë të vendosni një plan urbanistik unik me të gjithë kontaktet e preferuara ose më të rëndësishme të përdoruesit.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...