Google ADS

Netflix’i nis nga nëntori transmetimin me reklama

22:41 | 17 Tetor 2022
KRG

Netflixi po lanson një opsion të ri transmetimi me reklama në nëntor, duke prezantuar një ofertë më pak të shtrenjtë derisa lufton për të mbajtur shikuesit.

Plani do të jetë i disponueshëm në 12 vende duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, Kanadanë, Meksikën dhe Australinë, raportoi BBC-ja.

Çmimi i këtij shërbimi për një muaj në Britani të Madhe do të jetë 4,99 funte dhe 6.99 dollarë në SHBA.

Netflixi ka humbur klientët ndërsa konkurrenca dhe presionet e kostos së jetesës rriten.

Kompania humbi më shumë se 1 milion abonentë në gjysmën e parë të këtij viti.

Lëvizja e Netflixit me reklama është një ndryshim i madh për kompaninë, e cila nisi idenë e transmetimit të bazuar në abonime.

Por ndërsa më shumë kompani argëtuese hapin platforma transmetimi në internet, Netflixi e ka pasur më të vështirë të mbajë abonentët.

Abonentët e ofertës së re duhet të presin të shohin mesatarisht katër deri në pesë minuta reklama në orë, tha kompania.

Disa filma dhe seriale televizive gjithashtu nuk do të jenë të disponueshme për shkak të kufizimeve të licencimit. Kompania tha se planifikon të zgjerojë ofertën në më shumë vende me kalimin e kohës.

Shumë nga konkurrentët e NetflixIit tashmë kombinojnë transmetimin me reklama ose kanë plane për ta bërë këtë.

Disney, për shembull, do të hapë një shërbim të mbështetur nga reklamat në dhjetor në SHBA. Ky plan do të fillojë me 7,99 dollarë në muaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme