Netflix me funksion të ri

16:26 | 30 Nëntor 2016
Arbresh Info

Netflix ka njoftuar sot (e mërkurë) të gjithë përdoruesit e tij se tani kanë në dispozicion opsionin për shkarkimin e filmave dhe serialeve në mënyrë që të kenë mundësi t’i shikojnë ata edhe kur nuk janë të kyçur në internet.

Ky funksion vjen falas për të gjithë të abonuarit në Netflix, shkruan portali arbresh.info. Përdoruesit duhet të përditësojnë aplikacionin Netflix në pajisjet e tyre me platformë Android apo iOS që të qasje tek butoni i ri për shkarkim.

Aktualisht, Orange Is the New Black, Narcos dhe The Crown janë në dispozicion për shkarkim. Gilmore Girls, New Girl dhe Friends nuk mund të shkarkohen ende./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme