Ofruesi i shërbimeve mediale, Netflix, po i rritë edhe njëherë çmimet e abonimit.
Firma njoftoi ditën e martë se po rritë tarifat për abonentët, duke e ngritur koston prej 13 në 18 përqind, transmeton lajmi.
Pakoja standarde tashmë do të kushtojë 12.99 dollarë, në krahasim me më herët që ishte 10.99 dollarë.
Ka pak më shumë se një vit që Netflix ngriti koston e pagesave të abonimit.
Rritjet më të fundit të tarifave vijnë pasi, siç supozon firma, Netflix shpenzon shumë në përmbajtjen origjinale dhe zgjeron arritjen e saj në nivel ndërkombëtar.
Rritjet e çmimeve do të zbatohet për të gjithë anëtarët ekzistues gjatë muajve të ardhshëm dhe për të gjithë anëtarët e rinj, tha Netflix në një deklaratë.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...