Google ADS

Netflix debuton në mbarë botën në fund të vitit 2016

08:35 | 9 Shtator 2015
Arbresh Info

Pas lansimit muajin e kaluar vetëm në Japoni, tani Netflix po bëhet gati edhe për destinacionet e tjera të Azisë. Në fillim të vitit të ardhshëm shërbimi për transmetimin e videove vjen edhe në Hong Kong, Tajvan, Singapor, dhe Kore Jugore, ndonëse edhe nuk është treguar ende ndonjë datë e saktë.

Debutimi i platformës në këto vende, transmeton arbresh.info, ofron funksionet e zakonshme të suitës së saj, madje edhe transmetimin e videove në kualitet Ultra HD duke iu falënderuar infrastrukturës aktuale. Ende nuk dihet se cilat do jenë vendet e tjera që do marrin këtë shërbim, por Netflix ka në plan të jetë në dispozicion në fundit të vitit 2016 në mbarë botën./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme