Përdoruesit e “Whatsapp”, kohët e fundit kanë filluar të marrin mesazhe të cilat kërkojnë prej tyre një tarifë për përdorimin e aplikacionit.
Mesazhet e rreme shkruajnë se koha për të përdorur “Whatspp-in” falas ka mbaruar dhe nëse dëshirojnë të vazhdojnë përdorimin e tij duhet të paguajnë disa para, dhe në mesazh bashkangjitet edhe një link.
Këto mesazhe dyshohet se dërgohen nga hakera të cilët vjedhin të dhënat tuaja bankare, që më pas t’i përdorin ato për përvetësime personale. “Whatsapp” deklaron se ky aplikacion është dhe do të jetë gjithmonë falas. Nëse ky mesazh ju vjen në cellular, duhet që ta fshini menjëherë, pasi ka rrezik që t’ju fusë viruse në telefonin tuaj.
Policia jep detaje për plagosjen me armë në Prishtinë, i dys...
KQZ sot mban mbledhjen e radhës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Kjo është gjendja në pikat kufitare
Viti për ta pushtuar Evropën: Yjet e rinj nga Kosova që syno...
Zelensky: Trump mund të luajë rol vendimtar për fundin e luf...