Google ADS

Nëse keni iPhone, mos e hapni nëse ju thërret ky numër

21:39 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Përdoruesit e Apple po marrin thirrje që në shikim të parë duket të jetë nga Apple – por kjo nuk është e vërtetë, pasi kjo thirrje është nga hakerët të cilët po tentojnë t’iu vjedhin njerëzve para.

Si pjesë e sulmit, njerëzit do të marrin thirrje nga njerëz që paraqiten se janë nga kujdesi për klientë i Apple, duke i thirrur përdoruesit nga një numër kinse i Apple, duke dhënë emra në dukje të saktë, para se t’ju kërkojnë informata të ndryshme.

Është pothuajse e pamundur që të vëreni se këto thirrje në fakt po vijnë nga diku tjetër dhe jo Apple, transmeton Gazeta Express.

Kjo për shkak se, siç shkruan Independent, hakerët janë bërë shumë të sofistikuar në aftësinë e tyre për të krijuar numra zyrtarë të rrejshëm.

Këto sulme janë avancuar aq shumë sa që kanë kapur edhe Jody Westby, CEO-n e një kompanie për siguri kibernetike, raporton eksperti Brian Krebs. Thirrja erdhi kinse nga Apple, sipas asaj që tha ai, duke i thënë se llogaria e tij iCloud ishte kompromentuar dhe se të dhënat e tyre nuk do të ishin të sigurta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme