Në shitje makina-tank që mbrohet vetë nga sulmet

07:37 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Një makinë SUV që është ndërtuar për t’i bërë ballë plumbave dhe për të lëshuar nga xhami i përparmë gaz lotsjellës për njerëzit që mundohen ta vjedhin apo ta sulmojnë, ka dalë në shitje.

E mbushur me sisteme mbrojtëse, duke përfshirë dorezat e elektrizuara të derës, mjeti-tank ka një vlerë prej 295,000 dollarë.

Automjeti i jashtëzakonshëm, i cili ka një sistem vizual për natën, kërkon 14-24 javë për t’u ndërtuar dhe mund të rezervohet për 2 000 dollarë.

Altoparlantët e jashtëm dhe një mikrofon i lejojnë shoferit që të komunikojë me personat jashtë pa pasur nevojë që të hapë derën ose dritaret e automjetit, i cili ka një motor V8 prej 6,4 litrash, me 500 kuaj fuqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme