Një robot me inteligjencë artificiale ka arritur të fitojë ndaj njerëzve në një program popullor kuizi në Kinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Roboti me inteligjencë artificiale i zhvilluar nga motori kërkimor i internetit në Kinë, Sogou dhe që mban emrin “Wangzai”, ka qenë pjesë e një programi në Kinë që titullohet “Yizhan Daodi”. Formati i programit është i njëjtë me atë amerikan, “Who’s Still Standing?”.
Wangzai i cili ka aftësi të larta depozitimi të të dhënave dhe të kopjojë mimikat e njerëzve, arriti të marrë çmimin e madh duke lënë pas shumë garues, në mesin e të cilëve ishte edhe një i diplomuar në Universitetin Harvard.
Duke kuptuar me shpejtësi dhe përgjigjur pyetjeve, Wangzai është duartrokitur shumë nga të pranishmit.
Ndërsa kompania e cila ka zhvilluar këtë robot ka thënë se në saj të analizës së shpejtë, Wangzai mund të përgjigjet pyetjeve në të qindtat e sekondës.
Muajin e kaluar kompania e kërkimit në internet Baidu, testoi robotin e emërtuar “Xiaodu”. Në këtë testim roboti me inteligjencë artificiale arriti të mposhtë njerëzit në një garë për njohjen e fytyrave të njerëzve dhe dallimin e zërit të tyre.
Kompanitë teknologjike të Kinës janë duke punuar shumë vitet e fundit për zhvillimin në fushën e inteligjencës artificiale.
Sipas raportit të Konferencës Botërore të Internetit, në Kinë vitin e kaluar janë shpenzuar 2.6 miliardë dollar për zhvillimin e projekteve në fushën e inteligjencës artificiale. /arbresh.info
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...