Danimarka, ku për shkak të tatimeve të larta çmimet e automobilave janë ndër më të lartat në Evropë, së shpejti do të ulë tatimet për automjetet.
Shkalla aktuale e tatimit për automjetet e udhëtarëve në Danimarkë është 180 për qind dhe sipas propozimit të Ministrisë së Ekonomisë së këtij vendi do të ulet në 100 për qind.
Nëse parlamenti danez miraton propozimin, Golfi më i lirë me 1.0 TSI benzinë dhe pakon e pajisjes Trendline, i cili tash kushton 28.000 euro, do të lirohet në tregun me pakicë për 3.000 euro.
Në këtë mënyrë çmimi i këtij automobili do të jetë 25 mijë euro, që është ende dukshëm më i lartë në krahasim me Gjermaninë, ku ky model kushton nën 18.000 euro.
Ata që vendosin të blejnë modelin si, për shembull, VW Passat e ri, do të kursejnë 7.500 euro. Danimarka ka nisur të shtojë tatimet mbi automobilat qysh pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa i ka rritur dukshëm gjatë krizës së naftës të viteve ‘70-ta të shekullit të kaluar./arbresh.info/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë