Para gati dy vjetësh, Instagrami në aplikacionin e tij vendosi një funksion shumë të dobishëm, mundësinë që të publikoni sa më shumë foto përnjëherë, duke iu mundësuar ndjekësve që t’i shikojnë në pamjen e kolazhit.
Instagrami për ndonjë arsye kolazhin e fotove e kufizoi vetëm për publikuesit e vet, por tash ky funksion definitivisht është i qasshëm për të gjithë përdoruesit, transmeton KosovaPress.
“Më nuk do të përzgjidhni fotografinë e vetme më të mirë ose video-incizimin, të cilin dëshironi ta publikoni. Tash mundeni të kombinoni deri në dhjetë fotografi dhe video-incizime në një post dhe t’i shikoni të gjitha së bashku”, njofton kompania në bllogun e saj.
Për të bërë kolazh, duhet të klikoni ikonën “photo stack” dhe të përzgjidhni fotografitë që dëshironi t’i përfshini. Mund të ndryshoni renditjen e porosive, të ndryshoni fotografitë dhe video-incizimet individualisht ose në formë grupi, por është e lejueshme vetëm një përshkrim i përbashkët dhe shenjë e lokacionit për gjithë postimin.
Kompania ka njoftuar se opsioni në disa javët e ardhshme do të jetë i qasshëm për të gjithë shfrytëzuesit në Android dhe iOS.
Të paktën 90 të vdekur nga uragani Helene në SHBA
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24 or...
Kishte veshur maicë me mbishkrime dhe përmbajtje nxitëse, ar...
Më 11 tetor ndërrohet komanda e KFOR-it, do të udhëheqë Enri...
Hajnat vjedhin në shtëpi të mërgimtarëve në Ferizaj
Shpërthim në Podujevë