Në Gjermani, makinat e përdorura u rritën me pothuajse një të tretën brenda një viti, raporton Agjencia e Analizës së Tregut DAT.
“Në prill, makina e zakonshme trevjeçare me motor benzine ishte 30.1 për qind më e shtrenjtë se makinat e ngjashme në prill të vitit të kaluar”, sipas një analize të DAT. Mesatarisht, një makinë trevjeçare me motor benzine kushton 27.900 euro.
Makinat me motorë naftë janë rritur edhe më shumë, me 31.8 për qind, ndërsa për “naftëtarët” trevjeçarë është dashur të ndahen mesatarisht 28.960 euro.
Sipas analistëve, çmimet e makinave të përdorura po rriten për shkak të uljes së furnizimit me të reja. Kriza e koronës ndikoi në mungesën e çipave dhe pjesëve të tjera për industrinë e automobilave, gjë që uli kapacitetin.
Në të njëjtën kohë, çmimet e makinave të reja janë rritur me shtatë për qind në tri vjetët e fundit.
Rritja e ndjeshme e çmimeve të makinave të përdorura nuk vlen vetëm për makinat deri në tri vjet, por edhe për modelet më të vjetra.
“Kur oferta është e kufizuar, kërkesa për modelet e vjetra rritet dhe kjo sigurisht rrit çmimin,” tha një zëdhënës i DAT.
Debati i zhvilluar në Gjermani në prag të krizës së koronavirusit, i cili parashikonte edhe ndalimin e pjesshëm të makinave me naftë, nuk ndikon më në uljen e kërkesës për këto automjete, e cila ra në sy në mes të atij debati.
Sipas të dhënave të DAT-it, por edhe portalit më të madh të internetit për makinat e përdorura “mobile.de”, ka kërkesë për “dizel” të përdorur, sidomos për ato me motorë më të fortë./zhurnal/
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...