Facebook ka lansuar një veçori të re për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll në përmbajtjet që duan t’i shohin në faqen kryesore.
Butoni “Snooze” (sy gjumë) i vendosur në këndin e djathtë të një postimi, do të sigurojë “heshtjen” e përmbajtjeve nga një person, faqe apo grup në Facebook për 30 ditë.
Veçoria e re do t’iu mundësojë përdoruesve të mos shohin postimet e dikujt pa pasur nevojë ta fshijnë nga lista e miqve, apo t’ia bëjnë “bllok” dikujt.
Për shembull, nëse keni parë shumë postime politike nga një person dhe ju pengojnë ato mund ta largoni përkohësisht nga faqja kryesore në Facebook “News Feed”, shkruan “TechCrunch”.
Facebooku ka theksuar se kur “Snooze” është në fazën e fundit të skadimit, përdoruesi do të njoftohet nëse dëshiron që t’ia mbyllë postimet personit të caktuar sërish, transmeton Albinfo.ch.
Përditësimi tashmë ka nisur të shpërndahet te përdoruesit e rrjetit social./albinfo.ch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...