Google ADS

Në 2018 Microsoft do të përdorë 50% energji të rinovueshme

08:30 | 26 Shtator 2016
Arbresh.info

Kompanive të teknologjisë u duhet të krijojnë shumë qendra të dhënash në të gjithë globin për të plotësuar kërkesat e tyre gjithnjë e në rritje. Këto konsiderohen të jenë edhe konsumatorët më të mëdhenj të energjisë në planet duke shteruar kështu burimet e kufizuara energjetike.

Prandaj disa kompani si Google, Microsoft, dhe Apple kanë premtuar përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë për furnizimin e pajisjeve të tyre. Microsoft ka planifikuar të përdorë 50% energji të rinovueshme gjatë vitit 2018.

Microsoft premtoi se do ta rrisë në 50 përqind masën e burimeve energjetike të rinovueshme në vitin 2018 dhe ta çojë atë deri në 60 përqind deri në fund të kësaj dekade.

Shifrat aktuale janë 44% e rinovueshme dhe 56% tradicionale. Microsoft ka nënshkruar gjithashtu një marrëveshje sipas të cilës do të shtojë 20 megavat të energjisë diellore si burim energjie për rrjetin e saj në Virginia./ Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme