Viber po feston 10 vjetorin e lindjes dhe themelimit të kompanisë dhe për ta festuar këtë datë të rëndësishme ka paralajmëruar një risi të shkëlqyeshme – funksionin e pagesave nëpërmjet chatbots.
Përdoruesit që duan ta përdorin platformën e Viber për të paguar për mallra dhe shërbime, përmes Google Pay dhe zgjidhjeve të tjera të disponueshme do të kenë mundësi ta bëjnë atë përmes kuletës digjitale të cilën e kanë në pajisjen e tyre.
Nëse banka e përdoruesve të Viber e mbështet këtë funksion, ata duhet të shtojnë numrin e kartës së tyre të kreditit ose debitit në Google Pay. Pas kësaj, opsioni i pagesës bëhet i disponueshëm përmes chatbots dhe bisedave të krijuara në aplikacion.
Të gjitha të dhënat thuhet se mbesin konfidenciale, sidomos ato të cilat përdoren gjatë pagesës, do të jenë të koduara dhe të paarritshme për chatbots, vetë Viber ose ndonjë pale të tretë.
Komandanti i KFOR-it dhe kreu i ushtrisë shqiptare flasin pë...
Ndërron jetë dizajneri legjendar i Mercedes
Kafshët shtëpiake ulin stresin dhe ngadalësojnë plakjen
Së shpejti në treg, çfarë do të sjellë iPhone SE 4 që do të ...
Pesë ushqimet që duhet të hani për flokë të shëndetshëm
Kurti: Kosova një histori e suksesshme, është shembull i thj...