Tesla ka rritur çmimet – por kjo nuk duket se ka ulur kërkesën për makinat e saj elektrike.
Pavarësisht se firma përballet me kosto më të larta, fitimet në kompaninë e makinave elektrike të Elon Musk u rritën në 3.3 miliardë dollarë në tre muajt e parë të vitit, pasi klientët u treguan të gatshëm të paguanin më shumë.Dërgesat e firmës u rritën me 68 për qind – dhe do të ishin më të larta nëse nuk do të ishin mungesat e zinxhirit të furnizimit, tha firma.
Fabrika e saj në Shangai u mbyll gjithashtu kohët e fundit për shkak të masave kufizuese të COVID-19.
Derisa fabrika rihapet këtë muaj, stafit do t’i kërkohet të flejë në fabrikë në një përpjekje për të shmangur bllokimet e mëtejshme.
“Megjithëse prodhimi i kufizuar ka rifilluar kohët e fundit, ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën”, tha Tesla. /Telegrafi/
Shënohet viktima e parë nga gripi i shpendëve në SHBA
Cili është Ferrari me tingullin më të mirë?
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë