Shumica e personave shikojnë në telefonin e tyre çdo 15 minuta apo më pak.
Kështu thotë një studim i Larry Rosen, profesore e psikologjisë dhe autore e veprës Një Mendje e Shpërqendruar.
Përveç rritjes së ankthit, tundimi për të shikuar lajmërimet ndikon në afëtsinë e njerëzve për të u përqendruar, shkraun CNBC, transmeton/Arbresh.info
Këto janë disa hapa për të ndaluar varësinë ndaj telefonit:
Mbani një orar
Mënyra më e thjeshtë për të ndaluar varësinë është që të vendosni alarme që specifikojnë se kur do e hapni telefonin. Filloni të e lini çdo 15 minuta, pastaj çdo gjysmë ore, çdo 45 minuta e pastaj një orë. Kaloni një minutë duke shikuar rrjetet sociale dhe pastaj lëjeni telefonin.
Ndalni sa më shumë lajmërime që është e mundur
Nuk duhet që të shpërqëndroheni nga çdo pëlqim që është bërë diku në Instagram apo Facebook.
Një mënyrë e thjeshtë është që të shikoni lajmërimet vetë dhe të i ndalni lajmërimet që vijnë shpesh në telefonin e juaj.
Largoni aplikacionet në të cilat humbni shumë kohë
Shumica e kohës që kaloni në telefon është sjellje e pavetëdijshme.
Ju hapni FAcebookun, pastaj Instagramin, shikoni lajmet, motin e kështu me rradhë.
Mundohuni të përdorni sa më pak këto aplikacione dhe të i shihni vetëm në kohë të caktuara.
Mos merrni telefonin në shtrat
Mos u bëni nga ata persona që para se të flejnë shohin telefonin, dhe pastaj sapo zgjohen gjëja e parë që shohin në mëngjes është po ashtu telefoni.
Instaloni aplikacioni që ndalin kohën e tepërt të përdorimit
Aplikacione sikur QualityTime apo Moment janë të mira për këto punë./Arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA