Ndërtohet furgoni më i gjatë Volkswagen

17:59 | 15 Janar 2016
Arbresh.info

Një mekanik nga Indonezia ka krijuar atë që ai quan furgonin më të gjatë të llojit Volkswagen Kombi.

Wahyu Pamungkas nga Semarang shpenzoi një vit të tërë për të krijuar mjetin e ri së bashku me një grup prej 30 punëtorësh.

Volkswageni është 7.6 metra i gjatë dhe ka vende për më shumë se 20 pasagjerë.

Ai gjithashtu nuk erdhi me një kosto të ulët pasi ndërtimi i tij i kushtoi indonezianit 20 mijë paund.

Pamungkas u shpreh për Daily Mail se e kishte ndërtuar mjetin duke bashkuar dy furgonë kombi me përmasa normale.

Automjeti ikonik, i cili është prodhuar për herë të parë në Gjermani në vitin 1950, i dha fund udhëtimit të tij në 2013-ën kur doli jashtë prodhimi.

302a1cde00000578-3399915-dream-indonesian-mechanic-wahyu-pamungkas-from-semarang-enjoys-t-a-27-1452799931544 302a1c9b00000578-3399915-image-a-19-1452799844360 302a1cb500000578-3399915-image-a-6-1452799792278 302a1d0600000578-3399915-image-a-22-1452799851725 302a1cee00000578-3399915-image-a-15-1452799833672

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme