NASA vonon misionin për të zhbllokuar misteret e Diellit

23:03 | 11 Gusht 2018
Arbresh.info

Agjencia Amerikane e Hapësirës – NASA ka vonuar misionin e saj për të dërguar një satelit më afër Diellit se sa çdo gjë tjetër më parë.

Ky satelit ishte paraparë të nisej nga Cape Canaveral, Florida të shtunën, por hetimet e minutës së fundit e kanë vonuar atë për 24 orët e ardhshme.

Raketa ishte në bllokun e nisjes kur në numërimin mbrapshtë ishte ndaluar, pasi zyrtarët hetuan një alarm, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka për qëllim të futet drejtpërdrejt në atmosferën e jashtme të yllit tonë, ose në koronën e saj, për të nxjerr të dhënat e saj të cilat premtojnë të zgjidhin misteret e gjata për sjelljen e Diellit – duke supozuar se mund të mbijetojnë temperaturat e pjekjes mbi 1000C.

Sipas NASA, ky satelit është objekti më i shpejtë që ka krijuar njeriu në histori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme