Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka lëshuar 4 anije kozmike në hapësirë për të zgjidhur misterin e marrëdhënieve mes rrezeve të diellit dhe fushave magnetike të tokës.
Raketa Atlas e lëshuar nga baza ajrore, Cape Canaveral në Florida mbante katër mjete mbikëqyrjeje të cilat i ngjanin njëri-tjetrit.
Drejtori i projektit, Craig Tooley tha se 2 orë pas lëshimit mjetet mbikëqyrëse kanë arritur të ndahen me sukses nga rraketa dhe janë vendosur në pozicionet e llogaritura më parë nga ku kanë filluar edhe punën e tyre. Mjetet e vendosura 10 dhe 402 kilometra larg njëri tjetrit do të arrijnë të filmojnë dhe mbikqyrin fushat magnetike në formën tredimesionale.
Çdo njëri nga mjetet me tetë cepa është 3.35 metra i gjerë dhe 1.22 metra i lartë. Ata peshojnë rreth 360 kilogram secili.
Mjetet të cilat kanë kushtuar rreth 1.1 miliardë dollar do të dërgojnë të dhëna të cilat më vonë do të punohen dhe studiohen nga shkencëtarët e NASA-s.
Siç dihet valët magnetike apo fushat e tyre shpesh herë bashkohen apo ndahen nga njëra-tjetra dhe si rrjedhojë nga kjo dukuri shkarkohet apo prodhohet një sasi e konsiderueshme energjie.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...