Më shumë se një shekull pas fluturimit të parë në Tokë, NASA synon të dëshmojë se është e mundur të përsëris këtë të arritur në një botë tjetër.
I transportuar brena anijes Mars 2020 që arrin në Planetin e Kuq të enjten, helikopteri i vogël Ingenuity do të ketë disa sfida për të kaluar – më e madhja është atmosfera marsiane, e cila është vetëm një përqind e densitetit të tokës, shkruan AFP.
Mund të quhet helikopter, por duket më shumë si një mini-dron të cilët jemi mësuar t’i shohim viteve të fundit.
Me peshë vetëm 1.8 kilogram, tehet e saj janë shumë më të mëdhenjë dhe rrotullohen rreth pesë herë më shpejtë – 2,400 rrotullime për minutë – se sa do të kërkohej për të gjeneruar të njëjtën ngritje në tokë.
Mirëpo do të ketë ndihmë nga Marsi, ku graviteti është sa një e treta e planetin tonë.
Ingenuity ka katër këmbë, një trup si kuti dhe katër tehe me fibra karboni të rregulluara në dy rotor që rrotullohen në drejtime të kundërta. Posedon dy kamera, kompjuter dhe sensorë navigimi.
Gjithashtu është e pajisur me qeliza solare për të rimbushur bateritë, shumica e energjisë që përdoret për të qëndruar ngrohtë në netët e ftohta në Mars, ku temperaturat bien në minus 90 gradë celcius, transmeton arbresh.info.
Helikopteri po udhëton me një Perseverance rover, i cili do ta hedh në tokë pasi të zbret dhe do të largohet.
Ingenuity do të fluturojë në lartësi 3-5 metra dhe do të udhëtoj deri në 50 metra nga pika filluese deri tek kthimi.
Secili fluturim do të zgjas 90 sekonda – krahasuar me fluturimin 12 sekonda që arritën vëllezërit Wright, në vitin 1903.
Ingenuity është shum larg tokës që të operohet me një levë, prandaj është dizajnuar të fluturoj në mënyrë autonome.
Kompjuterët do të punojnë me senzorët dhe kamerat për ta mbajtur në një shteg të programuar nga inxhinierët.
Por rezultatet e këtyre fluturimeve do të mësohen vetëm pasi që të ndodhin fluturimet.
NASA përshkruan misionin e Ingeniuty si “demonstrim teknologjik”: një projekt që kërkon të testoj një aftësi të re së bashku me misionin astrobiologjik të Perseverance./arbresh.info/
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...