NASA dërgon një robot në Mars, priten imazhe nga planeti

21:38 | 26 Nëntor 2018
Arbresh.info

NASA ka dërguar një robot të ri në Mars pas një rënie dramatike dhe të mundimshme prej shtatë minutash në sipërfaqen e Planetit të Kuq.

Roboti Sonda InSight synon të studiojë brendësinë e thellë të planetit Mars duke e bërë planetin e dytë që studiohet në këtë mënyrë, pas Tokës.

Ekipet e kontrolli të misionit të NASA-s në Kaliforni shpërthyen në gëzim kur u bë e qartë se InSight kishte mbërritur i sigurtë në destinacion.

Roboti u ul në mënyrë të sigurtë në një zonë të sheshtë të njohur si Elysium Planitia, afër ekuatorit të Planetit të Kuq.

Inxhinierët janë duke pritur një raport shëndetësor dhe një fotografi nga roboti që tregon nga cfarë rrethohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme