Mustangu i ri arrin në vitin 2021

13:54 | 29 Gusht 2018
A. B.

Gjiganti amerikan i veturave Ford ngadalë po shuan pothuajse të gjitha modelet e klasës SUV, dhe kur pritet ndalimi i prodhimit të sedanit të fundit Fusion 2020, pritet ardhja e brezit të ri Mustang.

Makina më e njohur e Ford-it mund të shfaqet në treg vetëm edhe një vit, sipas mediave amerikane.

Kur të arrijë, Mustang do të bazohet në një nga pesë platformat e reja dhe të vetme modulare, ndoshta të njëjta që do të përdoret nga Explorer i ri dhe Lincoln Aviator.

“Mustang do të vazhdojë të jetë një automjet i mirë proporcional. Arkitektura modulare do të na lejojë fleksibilitet dhe nuk do ta prishë Mustang”, tha drejtori për dizajn i Ford-it, Darrell Bemer.

Ford ka konfirmuar tashmë ardhjen e një SUV plotësisht elektrik të quajtur Mach 1, i cili do të frymëzohet nga Mustang, dhe madje edhe Explorer i ri do të ketë një pamje më agresive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme