Google ADS

Musk u përgjigjet ashpër kompanive që tërhoqën reklamat nga rrjeti social X: “Vafshi në djall!”

10:50 | 30 Nëntor 2023
KRG

Elon Musk u është përgjigjur në mënyrë të ashpër dhe ironike kompanive që tërhoqën reklamat nga rrjeti social X, gjatë samitit DealBook të The New York Times.

Komentet e Musk erdhën pasi u mor në pyetje në lidhje me postimet e fundit në platformë që u cilësuan nga njerëzit si antisemitike dhe kjo bëri që të bëhej një largim masiv i reklamuesve nga platforma, transmeton Telegrafi.

“Nëse dikush do të më shantazhojë me para, ‘le të shkojë në djall’. Vafshi në djall! A ishte e qartë”, tha Musk gjatë intervistës, derisa përgjigjja ishte po aq e ashpër dhe ironike.

Musk ishte akuzuar javë më parë për disa pikëpamje antisemitike, kur ra dakord me pretendimin se komuniteti hebraik promovon “urrejtjen kundër të bardhëve”.

Përkundër kësaj, ai së fundmi kishte zhvilluar një vizitë në Izrael dhe u takua me krerët e lartë të shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme