Aksionet e Teslës kanë rënë në nivelin më të ulët të dy viteve të fundit gjatë kësaj të premteje, pas tronditjes që shkaktoi largimi i shefit të kontabilitetit vetëm një muaj pas emërimit, si dhe shqetësimit gjithnjë e në rritje të investitorëve mbi sjelljen e shefit ekzekutiv, Elon Musk, pasi ky i fundit u pa të tymoste marijuanë gjatë një shfaqjeje të transmetuar drejtpërdrejtë në mediet online.
Irritimi i investitorëve në firmën e prodhimit të makinave duket se ka kapur kulmin, pas një muaji të trazuar gushti, gjatë të cilit Musk propozoi e më pas u tërhoq nga plani i tij për ta privatizuar Teslën.
Tesla vet njoftoi se shefi i kontabilitetit, Dave Morton dha dorëheqjen për shkak të shqetësimit nga vëmendja e publikut dhe ritmi i punës. Morton, largimi i të cilit vjen ndërsa Komisioni për Letrat me vlerë dhe Kursin e Këmbimit ka hapur një hetim mbi planin e braktisur të Musk, i bashkohet listës së ekzekutivëve të tjerë që janë larguar kohët e fundit nga Tesla.
“Bloomberg” raportoi gjithashtu se këtë të premte, edhe shefi i Burimeve Njerëzore, Gaby Toledano nuk do të rikthehet më në punë pas lejes, pak më shumë sesa një vit pasi u bashkua me kompaninë./tch/
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...
Isak në top formë, shënon gol në ndeshjen e pestë radhazi
Dy të vrarë nga të shtënat në një fabrikë në Gjermani, autor...