Pronari i platformës X dhe CEO i SpaceX, Elon Musk ka pohuar se Starlink është i vetmi sistem i internetit me gjerësi të lartë që mbulon të gjithë planetin.
Ai paralajmëroi se së shpejti mund të mbulojë 90 për qind të të gjithë trafikut të internetit të bazuar në hapësirë .
Musk po i përgjigjej një mesazhi të Mario Nawfal, i cili tha se ka rreth 6290 satelitë aktivë Starlink në botë dhe se këta satelitë janë në gjendje të ofrojnë lidhje në zona me mbulim jo të besueshëm ose inekzistent.
Duke iu përgjigjur llogarisë me emrin Nawfalit, Musk shkroi, “Starlink është i vetmi sistem i internetit me gjerësi të lartë që mbulon të gjithë Tokën. Ai ndoshta do ta mbulojë mbi 90 për qind të të gjithë trafikut të internetit të bazuar në hapësirë vitin e ardhshëm”, shkruan mint.
Starlink është shërbimi i internetit satelitor që ofron shërbime në vende të largëta në mbarë botën.
Është një nga sipërmarrjet më të suksesshme të Elon Muskut, i cili gjithashtu drejton gjigantin e veturave elektrike Tesla si dhe drejton platformën e mediave sociale X, dikur Twitter. /Telegrafi/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale