I kemi nënvlerësuar njerëzit dhe robotët kanë ngadalësuar prodhimin. Një deklaratë e tillë tingëllon vërtet e çuditshme në botën e teknologjisë, aq më shumë nëse është thënë nga Elon Musk, një vizionar që ka ndërtuar karrierën e tij mbi të ardhmen.Musk, krijuesi i PayPal dhe sot shefi i Tesla-së, është njeriu që përherë të parë ka sjellë pilotin automatik në treg dhe synon ndërtimin e tuneleve hyperloop [antitrafik] dhe trenave që lëvizin nga një mijë kilometra në orë.
Një hap pas te robotët tingëllon edhe më e çuditshme nëse është thënë nga Elon Musk. Në një intervistë për televizionin amerikan CBS, përcjell Telegrafi, Musk pranoi se besimi i tepërt tek robotët përfundoi me ngadalësimin e prodhimit të Tesla Model 3. Pavarësisht 500 mijë porosive, makina ka pasur vonesa të shumta dhe sot realizohen dymijë automjete në javë përkundër 500 mijë që parashikohej të arriheshin që në dhjetorin e kaluar. /Telegrafi/