Google ADS

MrBeast thyen rekordin në rrjetin social X

21:08 | 26 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Vlogeri i njohur MrBeast së fundmi bëri histori në platformën e X të Elon Musk.

Postimi i tij i bërë ditë më parë ka marrë një rekord të shpërndarjesh në platformën e rrjeteve sociale me 3.6 milionë riposte.

Pasi kishte fituar 250 mijë dollarë përmes videos së tij të publikuar në X ai vendosi të shpërblejë 10 persona në këtë platformë.

Kështu ai bëri një postim për këtë dhe u kërkoi që ta shpërndajnë postimin e tij dhe ta ndjekin gjithashtu në platformë.

Ishte pikërisht ky postim që mori një rekord të shpërndarjeve në rrjetin social X. Madje ka hyrë edhe në rekordin Guinness. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme