Google ADS

Mozilla Firefox sulmohet nga hakerët

16:11 | 6 Shtator 2015
Arbresh Info

Përmes një postimi në blogun e faqes, Mozilla ka zbuluar që një lëshim në sistemin e saj ishte përdorur nga hakerët për të marrë të dhëna sensitive të sigurisë, që sipas kompanisë janë përdorur për sulme ndaj përdoruesve të shfletuesit të saj Firefox.

Mozilla beson që sulmuesit kanë përdorur të dhënat e vjedhura nga një dobësi e përmirësuar më 6 gusht, transmeton arbresh.info, duke shtuar se versioni i lëshuar më 27 gusht përmban të gjitha dobësitë e rregulluara që hakerët kanë përdorur më parë.

Kompania ka thënë gjithashtu se janë duke bërë përmirësime në sistemin e tyre në mënyrë që një gjë e tillë të mos ndodhë përsëri./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme