Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho personalisht ka kërkuar nënshkrimin me mesfushorin e Atletico Madridit, Koke.
Mourinho ishte prezent në ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 ndërmjet Spanjës dhe Ukrainës në mbrëmjen e të hënës derisa trajneri portugez besohet se është i interesuar në shumë lojtar të shfaqur në këtë ballafaqim, shkruan arbresh.info.
Koke është njëri nga lojtarët që ka tërhequr vëmendjen e Mourinhos, dhe sipas burimeve nga ‘Fichajes’, trajneri i Chelseat personalisht ka kërkuar nga klubi për të nënshkruar me 23-vjeçarin.
Mourinho mësohet se është një admirues i madh i mesfushorit spanjoll, gjë e cila është vërtetuar edhe sezonin e kaluar duke u përpjekur për të sjellur lojtarin në Stamford Brdige./arbresh.info
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...